E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundjava sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

Kjo e diel ka sjellë një numër të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e fluksit të automjeteve në zonë.

Dalja masive nga plazhi në orët e pasdites ka shkaktuar trafik të rënduar që nga zona e “Ranës së Hedhun” e deri tek kryqëzimi hyrës i Shëngjinit.

Rrjedhimisht, trafiku i rënduar vijon edhe përgjatë segmentit rrugor Shëngjin-Milot, duke krijuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›