E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen tre kryebashkiakë të opozitës në Turqi

Autoritetet turke kanë arrestuar tre kryetarë të tjerë bashkie nga Partia Republikane Popullore (CHP), partia kryesore e opozitës, nën dyshimin për korrupsion.

Ata janë kryebashkiaku i qytetit jugor të Adanasë, Zeydan Karalar, kryebashkiaku i Adiyamanit në Turqinë lindore, Abdurahman Tutdere dhe kryebashkiaku i Antalyas, Muhittin Bozcek.

Nënkryetari i bashkisë Buyukcekmece në Stamboll, Ahmet Şahin, u arrestua gjithashtu. Kryetari i bashkisë së të njëjtit qytet është tashmë në paraburgim.

Të martën, më 1 korrik, ish-kryetari i bashkisë së Izmirit, Tunç Soger, u arrestua si pjesë e një urdhër-arresti kundër 157 zyrtarëve të bashkisë dhe CHP-së.

Kjo është vala e dytë e madhe e arrestimeve të kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të CHP-së, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, më 19 mars. Kryetarët e nëntë bashkive të tjera rajonale të Stambollit dhe dy në Adana janë gjithashtu në paraburgim./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›