Arrestohet 33-vjeçari në Bulqizë, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, i gjendet kanabis gati për shitje

Një 33-vjeçar, i cili posedonte një sasi me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva është arrestuar nga policia e Bulqizës.
Policia bën me dije se në pranga ra shtetasi S.D., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi motomjetit tip “Yamaha”, që drejtohej nga shtetasi S.D., por nuk i është bindur urdhërave të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Gjatë ndjekjes u bë ndalimi i 33-vjeçarit, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet e fshehur në trup një sasi me lëndë narkotike canabis sattiva, të cilën do ta përgatiste në doza gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti që drejtonte 33-vjecari, një aparat celular dhe 110 euro./vizionplus.tv