E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbyllen hetimet për Plarent Ndrecën, SPAK merr zyrtarisht të pandehur deputetin e PS

Plarent Ndreca është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme pasi kjo e fundit ka përfunduar hetimet për deputetin e Partisë Socialiste.

Ndreca akuzohet për  shkelje të barazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, institucion ne te cilin ka shërbyer nga korrik 2019 deri shtator 2020.

Përfaqësuesit ligjor janë paraqitur në SPAK për t’u njohur me përfundimin e hetimeve. Vetë deputeti i PS Ndreca nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati Ermal Yzeiraj.

Akuza u është komunikuar edhe disa zyrtarëve të tjerë si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Kallëzimi në strukturën e posaçme u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë bere devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›