E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, sekuestrohet municion luftarak dhe kokainë

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 42-vjeçar në kuadër të operacionit policor “Precedenti”.

Blutë bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë në fshatin Kryebushat, shtetasi Gjovalin M, 42 vjeç.

Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak.

Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›