Goditen trafikantët e shpërndarësit, dy operacione antidrogë në Tiranë dhe në Shkodër

Dy të rinj që shpërndanin kokainë në disa zona të Tiranës janë vënë në pranga nga policia.
Përgjimet kishin nisin 3 muaj më parë ku rezultoi se dy të arrestuarit Braild Aga dhe Ronaldo Spahiu bazën e kishin në zonën e Pezës.
Lënda narkotike përpunohej aty e më pas ndahej në doza dhe shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës, si Kombinat, Selitë, ish-Bllok e Astir. Në momentin e arrestimit nga policia, atyre iu gjet kjo çantë kartoni me drogë.
Më shumë se nje kilogram kokainë, që ishte vendosur në sediljen e pasagjerit, u sekuestrua nga policia bashkë me automjetin me të cilën lëviznin dy 27-vjeçarët.
Ndërkohë në Shkodër policia arrestoi 42 vjeçarin Gjovalin Mani pasi u kap me armë dhe drogë.
Nga kontrolli në automjet, atij iu gjet një sasi Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak.