Arrestohet 47-vjeçari në Delvinë, policia i gjen kallashnikov, armë gjahu dhe municion

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Delvinës në kuadër të operacionit “Sunrise”, pasi iu gjetën armë në banesë.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi L.T, banues në Delvinë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e shtetasit L. T., ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatike tip kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 1 krehër kallashnikovi, 2 krehra pistolete dhe një sasi fishekësh./vizionplus.tv