E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 48-vjeçari me kokainë, policia e Vlorës sekuestron 55 doza të gatshme për t’u shitur

Një 48-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga nga policia, pasi në lokalin e e tij u gjet kokainë.

Prej disa kohësh, agjentët e Antidrogës kishin të dhëna për veprimtarinë kriminale, e për pasojë zhvilluan një kontroll në lokalin që ndodhet në rrugën “Demokracia”.

Gjatë kontrollit personal si dhe në ambientet e lokalit, efektivët gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 55 doza, si dhe 10 fishekë luftarakë.

48-vjeçari akuzohet për “prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “mbajtje pa leje të municioneve”./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›