E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanabis me postë nga New York në Tiranë, arrestohet Franci Veizaj. Vlera e drogës 50 mijë euro

Një tjetër rast i dërgimit të lëndëve narkotike përmes postës është goditur nga Antidroga e Tiranës këtë të mërkurë.

Në kuadër të operacionit “Destinacioni”, blutë kanë arritur të sekuestrojnë  3.6 kg drogë të llojit kanabis e cila ishte dërguar në Tiranë nga New York.

Në pranga ka përfunduar porositësi i lëndës narkotike, 24-vjeçari, Franci Veizaj.

Agjentët e Antidrogës kanë arritur të zbulojnë edhe emrin e dërguesit të kanabisit por pritet një bashkëpunim me policinë amerikane në lidhje me zbulimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

Kanabisi i sekuestruar ka një vlerë të lartë përqindje THC duke bërë që vlera e saj në treg të jetë 50 mijë euro, e përafërt me çmimin e kokainës.

24-vjeçari i arrestuar kishte bërë porosinë për sende artsitike në shtëpi por realisht brenda pakos ishte fshehur lënda narkotike.

Veizaj rezulton i arrestuar edhe në vitin 2022, po për drogë.

Ky është rasti i 8 brenda dy viteve te fundit që Antidroga e Tiranës ka goditur rastet e dërgimit të lëndeve narkotike përmes postës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›