E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet me armë në brez, Silvestër Syla i dënuar më herët për 8 grabitje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili po lëvizte me armë zjarri.

Në pranga ka rënë Silvester Syla. Në momentin e arrestimit, forcat “Shqiponja” i kanë gjetur atij një pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez.

Gjithashtu është arrestuar dhe shoku i tij, Erjon Tafilaku për moskallëzim krimi.

Silvester Syla është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2015, kur ishte vetëm 20-vjeç, për 8 grabitje me armë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›