E Diel, 1 Nëntor 2026

Irena Gjoka vendos për Metën, do të shpallë nëse dosja kalon apo jo për gjykim

Fati i ish-çiftit politik meta-Kryemadhi është në dorën e gjyqtares Irena Gjoka. Emri i saj është caktuar përmes shortit të hedhur në gjykatë.

Bëhet fjalë për dosjen e ish-presidentit Meta, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Meta besohet se ka shkelur ligjin në cështjen “CEZ / DIA” dhe tek lobingu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse kjo dosje  do të kalojë apo jo për gjykim.

Të pandehur për këtë cështje janë marrë  edhe Monika Kryemadhi, e ëma e saj, bashkëpuntorja e tyre Ema Çoku si dhe biznesmeni Pirro Xhixho.

Gjyqtarja Irena Gjoka është e njëjta që la në “arrest shtëpie” për afro një vit ish-kryeministrin Berisha. Njëherazi ajo gjykon edhe dosjen “Gërdeci”./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›