Arrestohet mësuesi për ngacmim seksual/ Vlorë, 35-vjeçari u denoncua nga shtatë nxënëse
Sondazh
Loading ...

schedule15:32 - 6 Nëntor, 2026
Një mësues në Selenicë ka rënë në prangat e policisë, pasi 7 vajza, nxënëse të moshave nga 14 deri në 17 vjeç e kanë denoncuar për ngacmim seksual.
“U ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

