Avatari i Veliaj firmos projektet për 15 çerdhe e kopshte

Veliaj publikon përmes AI një deklaratë që përveçse e projekton veten si i burgosur politik lajmëron se kanë përfunduat projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja:
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i referohet largimit të tij nga zyra e kryetarit të Bashkisë përmes arrestimit, vendimit për shkarkimin nga detyra dhe qëndrimit në paraburgim prej 20 muajsh, të cilin e cilëson politik.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, ai thotë se ka vijuar të merret me prioritetet e tij për Tiranën dhe se me projektet e miratuara së fundmi, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara ose të projektuara gjatë administrimit të tij arrin në 130.
“ËJo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia, shkruan Veliaj.
“Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!”, deklaron Veliaj. a.b