E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Fushë Krujë 36-vjeçari nga Kosova në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për narkotikë dhe kalim kufiri

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale ka finalizuar fazën e 87-të të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, duke kapur një tjetër person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Fushë Krujë, u arrestua shtetasi F. Sh., 36 vjeç, lindur dhe banues në këtë qytet, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve dhe për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjykata e Gjakovës, me vendimin e datës 14.03.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim dhe 550 euro gjobë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale “Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Arrestimi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›