Arrestohet për armëmbajtje 21-vjeçari në Lushnjë, kontrolli në banesë i zbulon dhe municione. E pësojnë dhe 5 shokët që e shoqëronin

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë.
I riu ishte shpallur në kërkim pasi më datë 21.03.2026, në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, ku qëndronte bashkë me 5 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë gjetën në xhupin e tij dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi M. S. nuk ndodhej në lokal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve për rastin, më datë 21.03.2026, u arrestuan 5 shtetasit që qëndronin me shtetasin M. S., në lokal, për moskallëzim të krimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.