Arrestohet punonjësi i Gardës, i dyshuar për dy vepra penale

TIRANË, 22 gusht/ATSH/– Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë Inspektor E. K., punonjës të Gardës së Republikës së Shqipërisë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Arrestimi u bë pasi gjatë një konflikti të çastit pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ai ka kanosur me armën e shërbimit shtetasin I.K., me të cilin ka lidhje gjaku.
Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
/a.f/