“Artemis II” në orbitën e Hënës, ekuipazhi i NASA-s përjeton pamje spektakolare të Tokës (VIDEO)

Anëtarët e misionit “Artemis II” po përjetojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme, pasi anija e tyre kozmike është vendosur me sukses në orbitën rreth Hënës.
Pas tensionit të pritshëm të momenteve të para, ekipi dhe stafi në Tokë po shijojnë pamjen mahnitëse. Në kushtet e gravitetit zero, komandanti Reid Wiseman shprehu entuziazmin e tij, duke e përshkruar si një “moment spektakolar” kur mundi të shihte “të gjithë planetin nga poli në poli”.
Shkencëtarja e NASA-s, Dr. Lori Graze, tha se ndihet e lehtësuar dhe e emocionuar: “Jam shumë e lumtur që mund t’ju them se për herë të parë që nga viti 1972, gjatë misionit Apollo 17, njerëzit kanë dalë nga orbita e Tokës”.
View this post on Instagram
Dy ditë pas nisjes së udhëtimit kozmik, anija Orion po funksionon perfekt në të gjitha testet teknike. Përveç admirimt për pamjen mahnitëse të Tokës nga hapësira, ekuipazhi bëri edhe një bilanc të jetës së përditshme në anije, duke përmendur frymën e fortë të bashkëpunimit, kushtet e gjumit dhe disa sfida praktike lidhur me instalimet sanitare.
/vizionplus.tv