Përmbytjet, Rama-kryebashkiakëve: Hartoni analizën e dobësive të infrastrukturës

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një plan të përbashkët mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për forcimin e mbrojtjes nga përmbytjet, me fokus te kanalet, argjinaturat dhe hidrovoret, pjesë e infrastrukturës kritike që mbron tokat dhe banesat.
Rama u kërkoi kryebashkiakëve të hartojnë një analizë të pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes dhe ta dërgojnë te ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, për të mundësuar ndërhyrje të synuara dhe financim të koordinuar.
“Në bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë dhe të Mbrojtjes kemi bërë një dokument për krijim e një ure bashkëpunimi për rezistencën i infrastrukturës kritike. Kam parasysh është infrastrukturën mbrojtëse, kanalet, argjinaturat, hidrovoret që janë themelore për të mbrojtur tokat, shtëpitë nga përmbytjet, si edhe për të siguruar në mënyrë të vazhdueshme mirëfunksionimin e këtij sistemi. Këtu kemi nevojë për ju në një aspekt, na duhet dhe do të duhet t’ia përcillni ministrit Demo analizën tuaj për pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes. Kemi të dhënat e ministrisë së Bujqësisë, kemi të dhënat e krizave që kanë kaluar më parë dhe nevojave të bëra me dije më parë, por duke pasur nga ju në një format shumë të thjeshtë pikat e dobëta dhe me prioritete kjo na ndihmon në planin për ndërhyrje që do rriten si rezultat i këtij formatimi. Duke futur në punë dhe ministrinë e Mbrojtjes qoftë në aspektin e financimit, por edhe të forcave. Kemi bërë plan për të rritur kapacitetet e brendshme që të bëhen drejtpërdrejtë nga forcat xheneiere”, tha Rama.
/vizionplus.tv