E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arti si formë shprehjeje dhe edukimi, roli i tij në formimin kulturor dhe shoqëror

Arti mbetet një nga format më të rëndësishme të shprehjes njerëzore, me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën personale dhe profesionale.

Përmes krijimtarisë dhe edukimit artistik, ai vijon të luajë një rol të rëndësishëm në formimin kulturor dhe në jetën e përditshme të shoqërisë.

Roli i tij bëhet edhe më i rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj.

“Arti është forma bazë e edukimit të njerëzve me vlerat më të shkëlqyera të jetës. Ai ndikon në çdo qelizë të trupit dhe të trurit të njerëzve, veçanërisht tek të vegjlit”, tha Gjon Shllaku, kompozitor.

Përtej dimensionit personal, arti mbetet një faktor me ndikim të gjerë në formimin kulturor të shoqërisë.

Arti është i pranishëm në përditshmëri përmes muzikës, pikturës dhe formave të tjera, duke i dhënë më shumë ndjesi dhe gjallëri jetës së njerëzve.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›