E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kërdia” ngjitet në skenën e teatrit “Zihni Sako”, komedia me mesazh aktual sjell humor dhe reflektim për publikun

Në skenën e teatrit “Zihni Sako” është ngjitur premiera e komedisë “Kërdia”, një shfaqje që vjen plot energji dhe ritëm nga trupa e teatrit. Nën regjinë e Shkëlzen Berishës, vepra përcjell një mesazh aktual dhe të afërt me realitetin e sotëm, ndërsa trupa ka dhënë më të mirën në interpretim.

“Kemi bërë një proces intensiv dhe aktorët kanë qenë gjithmonë të gatshëm dhe sot kanë arritur qëllimin” u shpreh regjisori, Shkëlzen Berisha.

“Kërdia” vjen si një pasqyrë komike e jetëve “të ujdisura”, ku fasada dhe paraqitja e jashtme nuk arrijnë të fshehin të vërtetat njerëzore.

“Është një shfaqje shumë e bukur që flet për realitetin tonë”, u shpreh aktorja, Denisa Demaj.

Me humor, situata të papritura dhe një ritëm të gjallë, kjo komedi ka arritur të dhurojë një mbrëmje të këndshme për publikun, duke e kthyer teatrin në një hapësirë argëtimi dhe reflektimi.

Gazetare Leonida Koçiu   

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›