E Diel, 1 Nëntor 2026

Artizanati mes sfidave, pasi e mban gjallë, por aktivitete financiare

Panairi i artizanatit në Shkodër vijon të mbetet një traditë e konsoliduar ndër vite, duke sjellë në vëmendje vlerat e trashëgimisë kulturore dhe punimet artizanale që identifikojnë qytetin. Megjithatë, përtej ekspozimit të produkteve, në fokus mbeten edhe sfidat me të cilat përballet ky sektor.

Drejtuesi i Shoqatës së Artizanëve dhe Zejeve të Shqipërisë, Zef Gjini, thekson se artizanati në Shkodër nuk rrezikon të zhduket, falë njerëzve pasionantë dhe të përkushtuar që vijojnë të ruajnë dhe transmetojnë këtë traditë të pasur.

 “Punohet në privat artizanati në Shkodër. Nuk zhduket sepse ka njerëz shumë të apasionuar, sidomos Shkodra që është një burim i pashtershëm me shekuj, ku punët e mira të qytetit trashëgohen në breza. Mendoj se shteti duhet të ndërhyjë më shumë për të vazhduar këtë traditë.”

Gjini nënvizon se tradita mbetet një faktor kyç për vazhdimësinë e brezave, por pa një përkrahje më të madhe financiare dhe institucionale, zhvillimi i mëtejshëm i artizanatit mbetet i vështirë.

“Mua më bën përshtypje që shumica e fëmijëve të atyre familjeve që merren me artizan e duan këtë profesion. Sigurojnë ekonominë dhe vazhdojnë trashëgiminë. Së dyti, ka shumë njerëz që janë të apasionuar, por duan inkurajim, duan pagesa dhe projekte që të futen në linjë prodhimi.”

Sfidat lidhen gjithashtu me mungesën e promovimit online, çka e bën të domosdoshme një qasje më të re dhe mbështetje konkrete për ta kthyer artizanatin në një sektor më të qëndrueshëm dhe tërheqës.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›