E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu tregon ndryshimet në Njësinë 4 në Tiranë

Asambleja e Partisë Socialiste është ndalur në Njësinë 4 në Tiranë, ku drejtuesja politike e kryeqytetit, Ogerta Manastirliu, ka prezantuar ndryshimet në organizimin e strukturave lokale.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu bëri të ditur se Njësia 4 do të ndahet në dy blloqe organizative. Sipas saj, blloku që përfshin zonën e 5 Majit do të administrohet nga Blerina Gjylameti, ndërsa zona përreth Oxhakut do të drejtohet nga Eduard Shalsi.

Ky riorganizim, sipas Manastirliut, vjen në kuadër të një faze të re të Partisë Socialiste, që synon rienergjizimin e strukturave, intensifikimin e punës në terren dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin për çështjet që lidhen me zhvillimin e Tiranës.

“Njësia 4 organizohet në dy blloqe, ku blloku që i përket zonës 5Maji dhe shtrihet në atë territor do të administrohet nga pikëpamja e organizimit të ri politik nga Blerina dhe zona përreth oxhakut do të jetë nga Ed Shalsi në funksion të kësaj faze të re që partia socialiste ka hyrë për rienergjizimin dhe intensifikimin dhe bashkëpunimin me komunitetin për punët e Tiranës”, u shpreh Manastirliu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›