E Martë, 3 Nëntor 2026

Asnjë kandidat nuk siguron shumicën, Këshilli Drejtues i RTSH mblidhet sërish nesër për Drejtorin

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar pritet të premten të mblidhet edhe një herë për të zgjedhur Drejtorin e ri të Përgjithshëm të RTSH.

Në mbledhjen e së enjtes, anëtarët e Këshillit votuan në mënyrë të fshehtë për 12 kandidatët, të cilët një ditë më parë paraqitën publikisht platformat dhe vizionin e tyre për medien publike.

Në përfundim të votimit, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli, konstatoi se asnjëra prej kandidaturave nuk siguroi shumicën e parashikuar të votave për votimin e parë.

“Duke qenë se në këtë votim nuk arrihet rezultati prej 3/5, siç e parashikon ligji për votimin e parë, pra 7 vota për një kandidat, ky votim rezulton i pasuksesshëm. Na duhet të kalojmë në një votim të dytë brenda 7 ditëve, sipas parashikimit të Statutit të Radio Televizionit Publik Shqiptar,” deklaroi kryetari, z. Hoxhalli.

Takimi i radhës i Këshillit Drejtues të RTSH është njoftuar për të premten në orën 10:00.

Votat e marra nga kandidatët në votimin e parë:

  • Flamur Buçpapaj – 1 votë
  • Kliton Rama
  • Zoje Jakaj (Marashi) – 2 vota
  • Jetmir Shpuza
  • Laureta Roshi
  • Ermal Hoxha – 1 votë
  • Eni Vasili – 5 vota
  • Harrila Koçi
  • Engjëllush Musai – 2 vota
  • Mimoza Haxhiaj
  • Elton Metaj
  • Enrik Mehmeti

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›