E Hënë, 2 Nëntor 2026

Atentati me tritol, vdes i riu Enea Thomaraj, u plagos nga shpërthimi pranë apartamentit

Pas tre muajve në gjendje të rëndë në spital, Enea Thomaraj, i riu i cili mbeti i lënduar nga shpërthimi i tritolit që iu vu motrave Nikolli në  derën e shtëpisë së tyre në Elbasan, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

29-vjeçari  u bë rastësisht viktimë e një atentati që kishte shënjestër personat që banonin përballë apartamentit të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 korrik 2024, në katin e katërt të një pallati në Elbasan, aty ku banonin prej dy muajsh dy motrat Xhovana dhe Alda Nikolli, fqinje me familjen Thomaraj.

Babai i 29-vjeçarit tregoi atëherë tha se djali ishte plagosur rëndë nga dera që i ra sipër si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të tritolit.

Pas marrjes së lajmit për vdekjen e të riut, fqinjët e tij janë shprehur të tronditur.

“Më është mpirë truri komplet, më erdhi keq jashtë mase”, tha një fqinj.

 “Nga i keqi e pëson ai i miri. Gjynah shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe babai. Më keq nuk ka ku shkon”, tha fqinji tjetër.

 “Ato dy vajzat ishin qiraxhie, ku e dinim ne se çfarë punësh kanë me njëri-tjetrin, e ha i pafajshmi. Shumë e dhimbshme”, tha një fqinj.

Autori i kësaj ngjarjeje është identifikuar nga policia, por nuk është arrestuar ende. Ndërkohë, pas ngjarjes, njëra nga motrat, Xhovana Nikolli akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin , si personin që urdhëroi vendosjes së tritolit, pasi Dumani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli.

Shpërthimi me tritol po hetohet nga SPAK, së bashku me dosjen e Nuredin Dumanit pasi motrat Nikolli akuzuan të penduarin e drejtësisë, me të cilin njëra prej tyre, Alda, kishte nisur një lidhje. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›