Atentati ndaj tij në mbikalimin e Shkozetit, ish-prokurori Arjan Ndoja paraqitet në GJKKO

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mëngjesin e kësaj të premteje u paraqit ish-prokurori i Durrësit, deputet i zgjedhur i këtij qarku me Partinë Demokratike, Arjan Ndoja.
Ndoja u paraqit për të dhënë dëshminë e tij lidhur me atentatin e bërë ndaj tij në nëntor të vitit 2019 te mbikalimi i urës së Shkozetit, për të cilin po gjykohen Plarent Dervishi dhe Julian Meçe. Nga atentati humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.
Sipas medieve, ish-prokurori tha para trupit gjykues se nuk ka asnjë dijeni se kush mund ta ketë qëlluar, pasi nuk ka pasur probleme me askënd.
/m.q//r.e//a.f/