E Martë, 3 Nëntor 2026

Moreno vendos rekord kombëtar për Shqipërinë në Europianin e Atletikës, Burraj rekord në garën e 200 metrave

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Sportistja Yipsi Moreno ka realizuar një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Europian Ekipor të Atletikës, Divizioni i Tretë, duke vendosur tre rekorde të reja kombëtare në disiplinën e hedhjes së çekiçit.

Moreno, 44-vjeçarja me origjinë kubaneze dhe e natyralizuar si shtetase shqiptare, arriti rezultatin më të mirë në garë me një hedhje prej 67.96 metrash, që i siguroi vendin e parë dhe konfirmoi potencialin e saj të lartë sportiv.

Performanca e saj e jashtëzakonshme vjen si një dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të lartë që ajo ka treguar nën flamurin shqiptar.

Në të njëjtin kampionat, shkëlqeu edhe atleti shkodran Franko Burraj, i cili vendosi një tjetër rekord kombëtar në garën e 200 metrave, duke përfunduar me kohën 20.97 sekonda. Ky është rekordi i dytë i Burrajt brenda këtij kampionati, pas arritjes së tij në garën e 400 metrave.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›