E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentati në Durrës, identifikohet 29-vjeçari i vrarë, pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit, ku është qëlluar me armë zjarri një shtetas 29-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Ermir Dedja, i njohur më herët nga autoritetet si person me precedent penal.

Ai është qëlluar me armë poshte një pallati ku ndodhet edhe qendra shëndetesore e lagjes 18.

Dedja u transportua menjëherë në spital pas të shtënave, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›