Detaje nga atentati në Durrës, 29-vjeçari i ekzekutuar rezulton me precedent penalë

Ermir Dedja, 29 vjeç u ekzekutua me armë zjarri pak pas mesnate. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit.
Mësohet se Dedja ishte një person me precedent penalë.
Në vitin 2015, ai është arrestuar pasi i kishte shitur drogë një grupi personash që synonin ta transportonin atë drejt Kosovës.
Rasti ishte pjesë e operacionit policor të koduar “Jupa 1”.
Në një tjetër rast, në vitin 2017, ai është arrestuar pasi kishte përkrahur Ismail Nuredinin në një plagosje në Shijak.
Dedja u qëllua me armë rreth orës 00:50 poshtë një pallati ku ndodhet edhe qendra shëndetesore e lagjes 18.
Dedja u transportua menjëherë në spital pas të shtënave, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.