E Martë, 3 Nëntor 2026

Atleti Franko Burraj thyen rekordin kombëtar në 400 metra

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” u zhvillua Kupa e Shqipërisë në Atletikë.

Në këtë event u vendos një rekord i ri kombëtar në 400 metra, me atletin Franko Burraj që përmirësoi kohën që ai vetë mbante.

Atleti i Vllaznisë përmirësoi rezultatin e tij të vitit 2022 në garën e 400 metrave, duke e zbritur kohën nga 46:16 në 46:14. Ky rezultat e shpalli atë si më të mirin në disiplinën e meshkujve.

Gara ku ishin shumë sportistë nga vendi pa edhe garimin e vajzave, me Iljana Beqirin e Tiranës që doli e para me kohën 56:16 në 400 metra dhe meritoi vlerësimin si sportistja më e mirë e turneut.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›