E Diel, 1 Nëntor 2026

Atletikë/ Pas tre vitesh pa humbje, Duplantis ndalet në Stokholm

Edhe Armand Duplantis mund të humbasë. Atleti suedez, i pamposhtur për tre vjet, dështoi të triumfojë në etapën e radhës të Diamond League, që po zhvillohej pikërisht në shtëpinë e tij, në Stokholm.

Duplantis i cili kishte kërcyer 5.80 dhe më pas nuk arriti të kalonte 5.90 – një rekord i kapërcyer nga australiani Kurtis Marschall, i cili fitoi garën – dështoi dy përpjekje në 6 metra, duke dështuar në fund të fundit të kalonte 6.05.

Pavarësisht rezultatit të sotëm, Duplantis mban rekordin botëror në kërcim me shkop dhe është fitues i nëntë titujve botërorë. Ai është dy herë kampion olimpik, tre herë kampion bote në gara të hapura dhe katër herë kampion bote në gara të mbyllura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›