Plagosje me armë zjarri në Shijak pas një konflikti për motive të dobëta, Policia në kërkim të autorit

Një konflikt për motive të dobëta në lagjen “Lugina” të Shijakut ka përfunduar me plagosjen e një personi. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet B.G ka mbetur i plagosur në këmbë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si personi me inicialet E.B..
Policia e Shtetit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle intensive për kapjen e autorit. I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.
Shtetas B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/