“Atmosfera në shtëpi ka ndryshuar”, Çiljeta diskuton me Renisin: Ishin të bukura javët e para, ishte harmoni tjetër

Çiljeta, Renisi dhe Himena diskutuan për atmosferën e krijuar në shtëpi.
Çiljeta theksoi se në fillim atmosfera ishte krejt ndryshe dhe kishte mjaft harmoni mes njëri-tjetrit, por tani, sipas saj gjërat kanë ndryshuar.
Nga ana tjetër, Renisi theksoi se atmosfera duhet të ndryshojë dhe vetëm ata mund t’a arrijnë këtë.
Pjesë nga biseda:
Çiljeta: Kanë qenë shumë të bukura ato javët e para, ka qenë një harmoni shumë e këndshme, kënaqeshim shumë. Unë e kam shijuar shumë. E kam shijuar shumë fillimin e kësaj gjësë
Himena: Unë po kënaqem
Çiljeta: Jo, tani ka ndryshuar
Renisi: Unë e kam shijuar shumë, ka qenë e vërtetë ajo dhe edhe sot në darkë duhet të ushqejmë veten, ta ndezim prapë sot në darkë, çdo darkë
View this post on Instagram