E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndoqën çdo lëvizje prej muajsh, kurthi i atentatorëve ndaj “hasmit” të Ervis Martinajt në Athinë

Mediat greke janë fokusuar në zbardhjen e detajeve të tjera në lidhje me ekzekutimin mafiosznë mes të Athinës së Roan Brahimit.

Sipas tyre, ekzekutorët vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së viktimës, ndërsa, mesa duket, kanë ruajtur një vend parkimi për Roan Brahimin për ta futur në kurth këtë të fundit.

Policia dyshon se fillimisht autorët kanë parë shënjestrën e tyre duke mbërritur dhe më pas, kanë ndezur motorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë vrasësit kanë lënë të lirë një vend parkimi që do të shërbente si “karrem” për 32-vjeçarin, i cili parkoi automjetin aty duke pritur për të marrë fëmijën.

Pasi panë që Brahimi parkoi aty, ata qarkulluan me motor rreth sheshit dhe u kthyen sërish në vendngjarje, ku njëri prej tyre qëlloi viktimën me tre plumba, ndërsa njëri e kapi në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Fillimisht u raportua se u plagos dhe bashkëshortja e Brahimit, por më pas u konstatua se ajo nuk kishte marrë plagë në trup.

Dy autorët mbajnë skafanda të errëta që mbulojnë tiparet e tyre. Nga pamjet filmike shihet se ata qëndrojnë pranë derës së shoferit dhe qëllojnë.

Bashkëshortja e tij fillimisht humbi fillimisht ndjenjat dhe kur i erdhi vetëdija, zbriti nga sedilja e pasagjerit e gjakosur.

Ajo është shprehur se po prisnin fëmijën e tyre, kur atentatorët u afruan dhe më pas qëlluan.

“Prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, deklaroi ajo. Dy personat që ndodheshin në motor më pas u “zhdukën” nga vendgjarja.

Policia dyshon se atentatori ishte tepër profesionist pasi nuk ka shkaktuar dëme të tjera duke arritur vetëm synimin e tij, eliminimin e Brahimit me gjakftohtësi. Më pas ata janë zhdukur duke mos u gjetur më nga policia.

Ka të dhëna se atentatori është futur në Greqi pasi u mësua se Brahimi ishte kthyer në Athinës nga Dubai për të festuar Pashkët. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›