E Martë, 3 Nëntor 2026

Auditues të pavaruar për KLSH-në, Komisioni përcjellë dy emrat në Kuvend për miratim

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Komisioni për Ekonominë dhe Financat, shqyrtoi dhe miratoi sot Raportin e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik për Projektvendimin “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë të pavarur, të cilët plotësojnë kriteret formale, për auditimin e llogarive financiare për vitet 2023-2024 të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Kryetarja e nënkomisionit, Emilia Koliqi tha se, Nënkomisioni për Auditimin e Sektorit Publik ishte ngarkuar për kryerjen e procedurës për përzgjedhjen e grupit të audituesve ligjorë të pavarur, që do të auditojnë pasqyrat e Kontrollit të Lartë të Shtetit 2023-2024.

Ajo bëri të ditur se, pas ndjekjes së procedurave dhe hapjes së thirrjes nënkomisioni miratoi që dy kandidaturat, Adrisa Boshnjaku dhe Fatmira Sykja.

Në përfundim të mbledhjes, Komisioni i Ekonomisë, kaloi për miratim në seancën plenare të Kuvend të dy emrat e paraqitur nga raporti i Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, Fatmira Sykja Kastrati dhe Adrisa Boshnjaku

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›