E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët: Kujdes nga ky mesazh në WhatsApp

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, ka lëshuar një paralajmërim publik për rritjen e rasteve të sulmeve phishing në aplikacionin WhatsApp, ku qytetarët po përballen me mesazhe dhe linqe mashtruese që synojnë marrjen e kontrollit të llogarive të tyre.

Sipas AKSK-së, sulmuesit dërgojnë mesazhe që duken zyrtare dhe kërkojnë kode verifikimi, ose i drejtojnë përdoruesit drejt faqeve të rreme të autorizimit, duke rrezikuar sigurinë e të dhënave personale.

Autoritetet u bëjnë thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin këto masa sigurie:

⚠️ KUJDES NGA SULMET PHISHING NË WHATSAPP ⚠️

Po qarkullojnë mesazhe dhe linqe mashtruese në WhatsApp, të cilat synojnë të marrin kontrollin e llogarisë suaj duke ju kërkuar kode verifikimi ose duke ju drejtuar në faqe të rreme autorizimi.

???? Mos klikoni në linqe të dyshimta
???? Mos ndani asnjë kod verifikimi, edhe nëse mesazhi duket zyrtar
???? Kontrolloni pajisjet e lidhura në WhatsApp (Settings → Linked Devices)
???? Aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›