E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti Rrugor: Dëborë në disa akse malore, vijon puna për pastrimin e rrugëve

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Gjatë orëve të natës është shënuar rënie e intensitetit të reshjeve të shiut në të gjithë vendin, ndërsa reshje dëbore janë regjistruar vetëm në disa akse rrugore në zonat verilindore dhe juglindore.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reshje dëbore ka pasur në akset Kukës-Krumë, Kukës-Shishtavec si dhe në segmentin K/Boboshticë-Dardhë.

Temperaturat janë të ulëta, veçanërisht në zonat malore, ku prania e ngricave mbetet problematike në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes.

Kontraktorët janë në terren me mjete borëpastruese dhe punëtorë, duke kryer pastrimin e akseve nga dëbora si dhe shpërndarjen e kripës për të parandaluar krijimin e shtresave të akullit dhe për të garantuar qarkullimin normal të mjeteve.

Autoritetet rrugore apelojnë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht kur udhëtojnë drejt zonave malore ku ka prezencë dëbore.

1 nga 3

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›