E Premte, 6 Nëntor 2026

Zjarr i madh në një magazinë bimësh medicinale në Mamurras, shtëllungat e tymit ‘pushtojnë’ zonën (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›