Avioni përplaset me një shtëpi në SHBA, banesa shpërthen në flakë (VIDEO)

SHBA– Të paktën një person ka vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një shtëpi në Brooklyn Park, Minesota, të shtunën pasdite. Si pasojë e përplasjes, shtëpia u përfshi nga flakët.
Avioni, goditi shtëpinë rreth orës 12:20 të pasdites me orën lokale ndërsa po shkonte për në Aeroportin e Anoka County-Blaine në Minneapolis nga Aeroporti Ndërkombëtar Des Moines në Iowa, tha Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë.
Nuk ka të mbijetuar nga avioni i vogël, tha shefi i zjarrfikësve në Brooklyn Park, Shawn Conway në një konferencë shtypi.
Është ende e paqartë se sa njerëz ishin saktësisht në aeroplan, por zyrtarët kanë konfirmuar të paktën një person të pajetë, tha zëdhënësi i qytetit të Brooklyn Park, Risikat Adesaogun për CNN.
Nuk raportohet për viktima nga brenda shtëpisë./vizionplus.tv