E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përshtati lokalin për përdorim e shitje të drogës, shpallet në kërkim pronari! Arrestohet punonjësi 18-vjeçar, sekuestrohen armë

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës.

Si rezultat i operacionit “Mix” një 18-vjeçar është arrestuar, ndërsa pronari i lokalit është shpallur në kërkim.

Policia njofton se në pranga ka rënë 18-vjeçari  L. T.,(punonjës i lokalit), ndërsa pronar G.C është shpallur në kërkim.

Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.

Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›