E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatët kanë bojkotuar proceset gjyqësore, shtyhet sërish seanca paraprake ndaj Veliajt

Është shtyrë seanca e dytë paraprake e kryetarit të shkarkuar të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Shkak për shtyrjen u bë bojkoti i avokatëve pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaj.

Seanca e radhës do të mbahet më 21 tetor, në orë 09:00, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

Në seancë do të vendosej nëse dosja do t’i nënshtrohej apo jo shqyrtimit gjyqësor.

Sipas prokurorisë, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij kanë përfituar të ardhura monetare dhe pasuri të paluajtshme në këmbim të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës. Edhe për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK i kërkon gjykatës që të vijojë procesi për korrupsion të kryer në disa raste, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mos deklarim të pasurisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›