E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati dhunon rojën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë

Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar nga një avokat mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.

Mësohet se  avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbajnë rojet për metalet, por është  penguar nga punonjësi i sigurisë.

Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të Gjykatës.

Menjëherë  pas incidentit, avokati është shoqëruar në  ambientet e Komisariatit të policisë së Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›