E Martë, 3 Nëntor 2026

Avokati çon katër gomerë para Kuvendit në Kosovë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë.

Koçi ka dërguar në ambientet e jashtme të Parlamentit katër gomerë. Sipas tij, ata simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve për moskonsitituimin e Kuvendit.

“Gomari është simbol i kryeneçësisë.Dua të tregoj që deputetët tanë janë kryeneçë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

Mos të na trajtojnë si gomerë sepse po ia kuptojmë lojën”, tha Koçi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›