E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit Totozani merrdetyren Do jem i pavarur

Te tjera rreth shkrimit VIDEO TIRANE- Igli Totozani eshte ulur sot zyrtarisht ne karrigen Avokatit te Popullit. Gjate paradites se sotme eshte prezantuar me stafin si dhe ka prezantuar objektivat e tij ne drejtimin e ketij institucioni.

Totozani theksoi se Avokati i Popullit do te jete nje institucion aktiv ne mbrojtje te te drejtave te qytareve dhe premtoi pavaresise nga te gjitha nderhyrjet politike
Prezantimi i Totozanit u be nga nenkryetari i Parlamentit Namik Dokle.

Te enjten e kaluar Kuvendi votoi me 127 vota pro kandidaturen e propozuar nga Partia Socialiste per postin e Avokatit te Popullit. Igli Totozani u perzgjodh pas nje degjeje publike te organizuar nga Partia Socialiste ftese se ciles iu pergjigjen 31 aplikante.

Pas votimit ne Parlament Totozani u prit dhe nga presidenti i Republikes Bamir Topi i cili i uroi suksese ne detyren e tij per mbrojtjen e interesave te qytetareve shqiptare si dhe i shprehu mbeshtetjen institucionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›