Avokati i Popullit vizitë në Shkup, del në krah të studentëve: Garantimi i gjuhës shqipe, e drejtë kushtetuese

Pas vizitës në Kosovë, Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani dhe homologu i tij, Naim Qelaj, zhvilluan një takim zyrtar në Shkup me Avokatin e Popullit të Maqedonisë së Veriut, Faton Selami.
Në takim u diskutua për protestat e fundit të studentëve shqiptarë dhe për garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe në arsimin e lartë.
Në cilësinë e Avokatit të Popullit dhe Presidentit të Organizatës së Avokatëve të Mesdheut (AOM), Shabani apeloi që kërkesat e studentëve të mos trajtohen si një problematikë rutinë administrative. Ai e vendosi çështjen në kontekstin e saj historik dhe ligjor, si një shtyllë thelbësore të shtetit të së drejtës.
“𝘔𝘢𝘳𝘳𝘦̈𝘷𝘦𝘴𝘩𝘫𝘢 𝘦 𝘖𝘩𝘳𝘪𝘵 𝘯𝘶𝘬 𝘪𝘴𝘩𝘵𝘦 𝘵𝘩𝘫𝘦𝘴𝘩𝘵 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘪𝘯𝘴𝘵𝘳𝘶𝘮𝘦𝘯𝘵 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘯𝘥𝘢𝘭𝘶𝘳 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘬𝘰𝘯𝘧𝘭𝘪𝘬𝘵, 𝘱𝘰𝘳 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘬𝘰𝘯𝘵𝘳𝘢𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘳𝘦 𝘴𝘰𝘤𝘪𝘢𝘭𝘦 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘯𝘥𝘦̈𝘳𝘵𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳𝘣𝘢𝘴𝘩𝘬𝘦̈𝘵 𝘦 𝘱𝘭𝘶𝘳𝘢𝘭𝘪𝘴𝘵,”- u shpreh z. Shabani.
“𝘕𝘫𝘰𝘩𝘫𝘢 𝘦 𝘨𝘫𝘶𝘩𝘦̈𝘴 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘳𝘦𝘴𝘱𝘦𝘬𝘵𝘪𝘮 𝘪 𝘦𝘬𝘻𝘪𝘴𝘵𝘦𝘯𝘤𝘦̈𝘴 𝘥𝘩𝘦 𝘪 s𝘦̈ 𝘥𝘳𝘦𝘫𝘵𝘦̈𝘴 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵’𝘶 𝘱𝘦̈𝘳𝘧𝘢𝘲𝘦̈𝘴𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘦̈ 𝘩𝘢𝘱𝘦̈𝘴𝘪𝘳𝘦̈𝘯 𝘱𝘶𝘣𝘭𝘪𝘬𝘦. 𝘗𝘳𝘰𝘤𝘦𝘥𝘶𝘳𝘢𝘵 𝘢𝘥𝘮𝘪𝘯𝘪𝘴𝘵𝘳𝘢𝘵𝘪𝘷𝘦 𝘥𝘩𝘦 𝘷𝘶𝘭𝘭𝘯𝘦𝘵𝘦𝘵 𝘱𝘰𝘭𝘪𝘵𝘪𝘬𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘰𝘮𝘦𝘯𝘵𝘪𝘵 𝘯𝘶𝘬 𝘮𝘶𝘯𝘥 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘣𝘪𝘷𝘦𝘯𝘥𝘰𝘴𝘦𝘯 𝘮𝘣𝘪 𝘵𝘦̈ 𝘥𝘳𝘦𝘫𝘵𝘢𝘵 𝘦 𝘧𝘪𝘵𝘶𝘢𝘳𝘢 𝘥𝘩𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘶𝘴𝘩𝘵𝘳𝘶𝘢𝘳𝘢 𝘱𝘳𝘦𝘫 𝘷𝘪𝘵𝘦𝘴𝘩. 𝘎𝘢𝘳𝘢𝘯𝘵𝘪𝘮𝘪 𝘪 𝘬𝘦̈𝘴𝘢𝘫 𝘵𝘦̈ 𝘥𝘳𝘦𝘫𝘵𝘦 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘵𝘦𝘴𝘵 𝘱𝘦̈𝘳 𝘴𝘵𝘢𝘣𝘪𝘭𝘪𝘵𝘦𝘵𝘪𝘯 𝘳𝘢𝘫𝘰𝘯𝘢𝘭 𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘶𝘴𝘩𝘵 𝘵𝘩𝘦𝘮𝘦𝘭𝘰𝘳 𝘱𝘦̈𝘳 𝘪𝘯𝘵𝘦𝘨𝘳𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦u𝘳𝘰𝘱𝘪𝘢𝘯 𝘵𝘦̈ 𝘴𝘩𝘰𝘲𝘦̈𝘳𝘪𝘷𝘦 𝘵𝘰𝘯𝘢,”-tha Avokati i Popullit i Shqipërisë.
Nga ana e tij, Avokati i Popullit i Maqedonisë së Veriut, Selami informoi se institucioni që ai drejton ka nisur një hetim me iniciativën e tij dhe e ka ngritur problemin e ligjit të gjuhëve pranë instancave më të larta shtetërore. Ai u shpreh optimist për një zgjidhje të shpejtë e pozitive, e cila do t’u mundësojë studentëve shqiptarë dhënien e provimeve të profesionit në gjuhën amtare.
Gjithashtu, Selami informoi se po përgatitet një raport i veçantë mbi përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike.
Në përfundim të takimit, të tre krerët e institucioneve u angazhuan për një koordinim të ngushtë në monitorimin dhe mbrojtjen e lirive të njeriut në rajon, si pjesë e pandashme e vlerave europiane.
/rtsh.al/