E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare e Romëve, rikthehen në vëmendje nevojat për strehim, arsim dhe punësim

Romët, një komunitet i njohur zyrtarisht në Shqipëri, festojnë në 8 prill Ditën Ndërkombëtare. Megjithatë, sfidat që ata përballojnë janë ende të mëdha, veçanërisht në strehim, punësim dhe arsim.

Në Shkodër, familjet rome pranojnë ndihmën e bashkisë, por theksojnë se duhen më shumë politika konkrete dhe investime afatgjata.

Në Lezhë, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Arsimit vënë theksin tek integrimi i fëmijëve romë në shkolla, duke kërkuar më shumë angazhim dhe sensibilizim nga të gjithë.

Në Fier, bashkia ofron bursa sociale për fëmijët romë, duke i ndihmuar të kenë qasje në arsim. Por komuniteti thekson rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe traditave të veta.

Në Gjirokastër, komuniteti rom prezantoi në këtë ditë punët artizanale  dhe veshjet tradicionale në një aktivitet të mbështetur nga Save the Children.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është jo vetëm një mundësi për të njohur traditat dhe historinë e këtij komuniteti në vendin tonë, por për të theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe integrimit të tyre në shoqëri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›