E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Selimit: Nuk ka ekzistuar ndërmarrja e përbashkët kriminale

PRISHTINË, 12 shkurt /ATSh/ Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë për Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, duke thënë se ky pretendim i ZPS është i mangët si në logjik, ashtu edhe në prova.

Teksa ka paraqitur fjalën përmbyllëse, Roberts foli për pretendimet e ZPS që edhe Adem Jashari është anëtar i pretenduar i ndërmarrje të përbashkët kriminale, por pa ia përmendur emrin.

Roberts para trupit gjykues në Hagë tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar po mbështetet tek një intervistë që Selimi i ka dhënë ZPS-së. Por, ai argumentoi se ky rrëfim nuk u bë nën betim dhe ai mund të ketë gabime.

“Dua të them shumë qartë që në fillim se nuk ka ekzistuar ndonjë NPK në të cilën është përfshirë Selimi apo të bashkë akuzuarit e tij në asnjë moment të periudhës të aktakuzës. Kjo është kështu, ka qenë dhe mbetet dhe është qëndrimi kryesor parësor i mbrojtjes. Në mungesë në NPK nuk mund të ketë përgjegjësi për Selimin për kryerje të krimeve përmes kësaj forme të përgjegjësisë dhe themi se për arsye të ndryshme dhe kryesisht pretendimi i ZPS-së për Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale është i mangët në logjik dhe i mangët në prova”, tha ai.

Avokati i Selimit, Roberts thotë se sipas ZPS edhe Adem Jashari ishte anëtar i pretenduar i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, ndonëse siç shprehet avokati emrin nuk ia përmend.

Sipas tij, prokuroria anashkalon komplet masakrën që i ka ndodhur familjes Jashari.

Në gjykatoren e Hagës, Roberts tha se klienti i tij, Rexhep Selimi nuk kishte motiv pushtetin personal por thjesht çlirimin e popullit.

Avokati i Selimit, Geoffrey Roberts ka thënë se ZPS nuk ka arritur të individualizojë veprimet e Selimit apo të akuzuarve të tjerë. Ai thotë se komunikatat mbi të cilat prokuroria mbështetet gjerësisht nuk ka asnjë dëshmi e mbështetshme apo e verifikueshme.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›