E Diel, 1 Nëntor 2026

Azerbajxhani-Shqiperise Na sillni trupin e kapitenit

Ambasada e Azerbajxhanit per Shqiperine me rezidence ne Greqi eshte e shqetesuar per fatin e komandantit azerbajxhanas te anijes turke per te marre te gjitha masat per ta kthyer trupin tha zedhenesi I ministrise se jashtme te Azerbajxhanit Elman Abdullayev per agjencine Trend.
Ne emer te ministrise se jashtme ambasada ka pasur kontakte te vazhdueshme me sherbimin kufitar dhe autoritetet lokale ne Shqiperi afer bregut te Durresit ku u fundos anija turke.
Edime anija turke u fundos pas shperthimit ne bord ne 15 janar tre milje larg portit te Durresit ne detin Adriatik. Anija kishte shkarkuar me shume se 3 mije tone nafte ne portin e Durresit dhe ishte duke u larguar. Pritet nga dita ne dite qe te zgjidhet ceshtja e kthimit te trupit te kapitenit azerbajxhanas Khayyam Mammadov I lindur ne 1958. Eshte identifikuar tashme trupi I vdekur I kapitenit tha Saygi Denizcilik qe ka ne pronesi anijen. Trupi I tij do te kthehet pasi te japin lejen autoritetet shqiptare. Trupat e vdekur te dy qytetareve gjeorgjiane Melkaza Lazishvili dhe Beki Urrushadze u identifikuan gjithashtu
Marinaret azerbaxhanas Arif Amrahov Safa Ibrahimov dhe Ramil Melikov gjithashtu ishin pjese e ekuipazhit por jane ne gjendje normale shendetesore. 6 nga 15 anetaret e ekuipazhit ishin qytetare gjeorgjiane kater nga Azerbajxhani tre turq dhe dy qytetare ukrainas. Anija Edirne IMO 7704291 me kapacitet mbajtes 4112 tone ishte ndertuar ne vitin 1980. Ajo mbante flamurin e Sierra Leones. ab/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›