E Martë, 3 Nëntor 2026

BAGDAD – Sanchez: Presion mbi Izraelin për të ndaluar masakrën në Gaza

BAGDAD, 17 maj /ATSH-ANSA/ – Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri thirrje për ”presion ndaj Izraelit për të ndaluar masakrën në Gaza”.

Sipas Sanchez, Spanja do t’i paraqesë OKB-së një projektrezolutë duke i kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë “të vendosë mbi përmbushjen e detyrimeve të tij ndërkombëtare nga Izraeli”.

“Ne duhet të intensifikojmë presionin mbi Izraelin për të ndaluar masakrën në Gaza, veçanërisht përmes kanaleve të ofruara nga e drejta ndërkombëtare”, tha kryeministri spanjoll në fjalimin e tij në samitin e Ligës Arabe në Bagdad, duke konsideruar se “numri i papranueshëm i viktimave në territorin palestinez shkelte parimin e humanitetit”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›