E Hënë, 2 Nëntor 2026

BANGLADESH – Të paktën 20 të vdekur pas rrëzimit të një avioni në shkollë

DAKA, 21 korrik /ATSH-DPA/- Numri i të vdekurve pas rrëzimit të një avioni stërvitor të Forcave Ajrore të Bangladeshit mbi një shkollë në Daka është rritur në 20, mes të cilëve kryesisht fëmijë, thanë sot zyrtarët.

Avioni luftarak F-7BGI i prodhuar në Kinë u rrëzua në Shkollën dhe Kolegjin dykatësh “Milestone” në veri të kryeqytetit, Daka.

Në kohën e rrëzimit, shumë fëmijë ishin të pranishëm në shkollë, ku studiojnë nxënës nga klasa fillore deri në klasën e 12-të.

Rrëzimi ndodhi disa minuta pasi avioni u ngrit, sipas divizionit të medias të ushtrisë së Bangladeshit.

Thuhet se piloti i avionit stërvitor vuri re një mosfunksionim teknik menjëherë pasi u ngrit nga baza ajrore Kurmitola e Dakës dhe u përpoq ta çonte avionin në një zonë me popullsi më të vogël.

“Por më pas u rrëzua në ndërtesën e shkollës, duke vrarë 19 persona, përfshirë pilotin, dhe duke plagosur 164 të tjerë”, tha ushtria. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›