E Hënë, 2 Nëntor 2026

FUTBOLL – Merz i pranishëm në finalen e Euro 2025 për femra

BERLIN, 21 korrik  (ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz dëshiron të jetë i pranishëm në finalen e Euro 2025 për femra, nëse Gjermania arrin deri në ndeshjen vendimtare që do të zhvillohet në Zvicër.

“Nëse kombëtarja e femrave arrin në finale, kancelari planifikon të jetë i pranishëm,” tha sot zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius.

“Kancelari është një mbështetës i zjarrtë i këtij kampionati evropian të femrave”, shtoi ai.

Sipas Korneliusit, Merz do të kishte dashur të udhëtonte në Zvicër për gjysmëfinalen kundër Spanjës të mërkurën, por kjo nuk do të jetë e mundur për shkak të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Berlin po atë ditë.

Finalja do të zhvillohet të dielën në Bazel. /Ad.Ab./

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›